Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Ma kthe vajzën time”, përballja prekëse në gjyq për vra*jen e shqiptare në Greqi

    “Më pak ndalime në rrugë, më shumë teknologji”, kryepolici Hita ndryshon qasjen e Rrugorëve

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Një ekonomi në vështirësi, çfarë po e shkakton krizën në Gjermani!

    November 30, 2024
    Një ekonomi në vështirësi, çfarë po e shkakton krizën në Gjermani!

    Vështirësitë e Volkswagen reflektojnë krizën e industrisë gjermane. Këto probleme nuk po zgjidhen dot nga koalicioni i përçarë i kancelarit Olaf Scholz, shkruan The Economist.

    Rreziku i deindustrializimit e ka përndjekur prej kohësh Gjermaninë. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 shkaktoi rritje të shpejtë të çmimeve të energjisë.

    Ekonomia e Kinës, partnerit tregtar më të madh të Gjermanisë, është ngadalësuar. Dhe prodhuesit kinezë të makinave po konkurrojnë gjithnjë e më shumë prodhuesin më të madh të automjeteve në Europë, kompaninë Volkswagen.

    Tani gjendja duket shqetësuese. “Shenjat e deindustrializimit po bëhen më të qarta”, paralajmëroi Martin Wansleben, kreu i Dhomës gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK).

    Shenja më alarmante deri tani, erdhi një ditë më parë, kur zëdhënësja e Volkswagen, Daniela Cavallo, tha se kompania do të mbyllte të paktën tri fabrika në Gjermani, do të shkurtonte me dhjetëra mijë vende pune (thuhet rreth 30,000), dhe do të ulte pagat me 10% (për disa 18%).

    Drejtuesit e kompanisë Volkswagen, të cilët kanë biseduar me përfaqësuesit e sindikatave të punës për javë të tëra, nuk e kanë konfirmuar ende këtë.

    Por nëse do të ndodhte mbyllja e fabrikave, kjo do të ishte mbyllja e parë që do të bënte kjo kompani 87-vjeçare në vendin e saj. Më 30 tetor, Volkswagen raportoi rënien e fitimeve neto me 64% në bazë vjetore, në tremujorin e tretë. Arsyeja kryesore e kësaj rënieje ishin shitjet e dobëta të makinave të saj në Kinë.

    Prej muajsh, ka pasur lajme të ngjashme rrëqethëse për ekonominë gjermane. Në shkurt, kompania Miele, prodhues i pajisjeve shtëpiake, tha se do të zhvendoste një pjesë të prodhimit në Poloni, gjë që do të ndikojë në 700 vende pune në qytetin Gütersloh, të rajonit Rhine-Westphalia, ku ndodhet selia e këtij biznesi familjar 125-vjeçar.

    Kompania Continental, furnizues i automobilave, do të shkurtojë 7,000 vende pune dhe po mbyll fabrikat. Kompania franceze Michelin, prodhues gomash, do të shkurtojë 1500 vende pune në Gjermani dhe po mbyll fabrikat.

    Në korrik, kompania ZF Friedrichshafen, një tjetër prodhues gjerman i makinave, tha se deri në vitin 2028, do të shkurtonte 14,000 vende pune.

    Një sondazh i ri nga DIHK tregon shifra të frikshme. Ai zbulon se një e treta e të gjitha kompanive dhe dy të pestat e kompanive industriale të anketuara, kanë në plan të ulin investimet në Gjermani. Vetëm 19% e firmave industriale e vlerësojnë gjendjen e tyre të tanishme si “të mirë”, ndërsa 35% e quajnë atë “të keqe”.

    Një pesimizëm i tillë i kujton zotit Wansleben krizën e rëndë të viteve 2002-03. Qeveria e asaj kohe u përgjigj me “Axhendën 2010”, një paketë reformash të suksesshme liberale.

    Në fillim të këtij viti, Moritz Schularick, kreu i Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, parashikoi se do të mjaftonte një krizë në një kompani të madhe automjetesh, për ta bindur koalicionin qeverisës se Gjermania nuk mund të vazhdojë me modelin e vjetër ekonomik, të mbështetur në prodhim. “Ndoshta problemet e Volkswagen janë shenja që kemi pritur për të ndryshuar”, thotë tani zoti Schularick.

    Ndoshta po, ndoshta jo. Më 29 tetor, kancelari Olaf Scholz mbajti një “takim të jashtëzakonshëm” me emra të njohur të biznesit, për të biseduar për mënyrat e zbutjes së problemeve të industrisë.

    Midis të tjerëve, në takim ishin të pranishëm figura si Oliver Blume, drejtuesi i kompanisë Volkswagen dhe krerët e kompanive Siemens dhe BASF, gjigantë të inxhinierisë së kimikateve, si dhe drejtuesit e sindikatave.

    Nuk dihet shumë mbi atë që u bisedua, përveç ndihmës me çmimin e lartë të energjisë elektrike dhe një plani për të ulur burokracinë, duke hequr një ligj që detyron kompanitë e mëdha të vëzhgojnë nëse furnizuesit e tyre në mbarë botën përmbushin të drejtat e njeriut dhe standardet mjedisore.

    Mund të bëhet më shumë, për shembull për të nxitur dekarbonizimin dhe dixhitalizimin. Megjithatë, koalicioni qeverisës i socialdemokratëve të Scholz-it, Partisë së Gjelbër dhe Demokratëve të Lirë liberalë, është aq jofunksional, sa që vështirë se mund të bëjë ndonjë gjë më shumë.

    Scholz e kishte mbajtur këtë mbledhje pa i thënë asgjë Christian Lindner-it, ministrit të tij liberal të Financave, dhe Robert Habeck-ut, ministrit të Ekonomisë nga Partia e Gjelbër.

    Më pas, zoti Lindner mbajti samitin e vet në të njëjtën ditë. Zoti Habeck deklaroi se ai “po mbante samite çdo ditë” dhe hodhi idenë e një fondi investimi, të financuar nga borxhi, për të ndihmuar biznesin, gjë që nuk e kishte biseduar me kancelarin.

    Grupi i përzgjedhur nga kancelari, do të mblidhet sërish më 15 nëntor, një ditë pas përfundimit të afatit për marrëveshjen mbi buxhetin e vitit të ardhshëm.

    Por bisedimet midis partive qeverisëse kanë qenë aq të ashpra, sa që mund të thyejnë koalicionin. Duke pasur parasysh tensione të tilla, nuk ka shanse që qeveria të pajtohet për reforma të mëdha efektive si “Axhenda 2010”./MONITOR

    Olaf Scholz The Economist Volkswagen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Ma kthe vajzën time”, përballja prekëse në gjyq për vra*jen e shqiptare në Greqi

    April 22, 2026

    “Më pak ndalime në rrugë, më shumë teknologji”, kryepolici Hita ndryshon qasjen e Rrugorëve

    April 22, 2026

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    April 22, 2026

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.