LONDËR– Sikurse kanë bërë çdo vit edhe këtë 28-29 Nëntor shqiptarët që jetojnë e punojnë kanë organizuar nëj paradë, e cila nuk u lejua të zhvillohej.
Bëhet me dije se shkak është bërë Policia Metropolitane e Londrës, e cila nuk lejoi të bëheshin festime.
Gjithashtu policia nuk lejoi as muzikën, as instrumentet muzikore dhe festive. Në mediat online shqiptarët ë Anglisë denoncuan se policia hoqi flamujt që ishin vendosur në makina, ndërsa forca të shumta të policisë së Londrës rrethuan dhe i ndaluan shqiptarët.
Nga ana tjetër në vende të tjera ku ka shqiptar, si në Milano të Italisë, apo në Athinë rrugët për disa orë qenë të bllokuara nga makinat me flamuj kuqezi teksa bashkatdhetarët tanë u mblodhën në sheshe të ndryshme për të festuar./Radar.al


