Detaje të reja kanë dalë në pah nga dosja e siguruar e Suel Çelës.
Burimet bëjën me dije se grupi i strukturuar kriminal i Suel Çelës akuzohet për atentatin mafioz më 8 Qershor 2020 ndaj Ardian Çapjas, i cili u qëllua me snajper nga Kodra e Krastës.
Çapja mori plumb poshtë shpatullës dhe iu nënshtrua një operacioni tek Trauma, duke arritur që të mbijetojë.
Nga hetimet e kryera të SPAK, rezulton se Çela është përgatitur dhe e vëzhgontë kundërshtarin e tij për 2 vite, për shkak se Ardjan Çapja lëvizte nën masa të rrepta sigurie si dhe lëvizte rralë herë jashtë shtëpisë .
Mësohet se për të kryer atentatin në fjalë janë vendosur edhe kamera statike në qytetin e Elbasanit për të monitoruar lëvizjet e rivalit.
Çela dyshohet se kontraktoi snajperistin nga Shkodra, Prekë Kodra, për të kryer vrasjen, e cili e mori përsipër eliminim e Ardjan Çapjas duke e qëlluar nga distanca.
Por nëse plani A i atentatit me snajper do të dështonte, grupi i Suel Celës kishte planifikuar ndërkohë një plan B.
Planin B e quanin “kamikazçe”, dyshohet se do të përfshinte vrasjen e tij, nëpërmjet një operacioni më të përgjakshëm.
Gjatë bisedave me Suel Celës, snajperisti Prekë Kodra shprehej për dështimin e kryerjes së ekzekutimit, teksa thotë se do të ishte më mirë ta kishin arrestuar.
Ai e vë më pas në dijeni Suel Çelën se kishte probleme me shtetin, pasi e dyshonin si autor të dyshuar të atentatit ndaj Ardian Çapjas dhe Kastriot Reçit, krim i ndodhur në 7 Janar 2020 zemër të Rrëshenit.
Sipas SPAK, Prekë Kodra informoi Suel Çelën se ishte pajtuar nga Bajrat e Shkodrës për një punë.
Por, ju kujtojmë se Çela shprehej: “Mos u përzi me ta, me Bajrat je o në burg, o në varr”.
LEXO EDHE:
“Ti je engjëll mbrojtës”/ Banda e Suel Çelës pritet të njihet me masën e sigurisë
“Goditja” e Suel Çelës nga SPAK/ Reagon Bardhi: Të sqarohet nëse banda ka lidhje me politikën


