Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Bajrat” lanë në baltë bandën e Suel Çelës? Dalin mesazhet: Me to je ose në burg ose në varr

    November 27, 2024
    "Bajrat" lanë në baltë bandën e Suel Çelës? Dalin mesazhet: Me to je ose në burg ose në varr

    Nuk është befasuese që të dalin në pah detaje që vërtetojnë se grupet kriminalë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

    Një bashkëpunim të tillë dyshohet se ka pasur mes bandës së Suel Çelës nga Elbasani dhe bandës së “Bajrave” në Shkodër.

    Për këtë vlen të theksohet fakti e arrestimit të tre shtetasve nga Elbasani, Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta të dyshuar si atentatorët e shpërthimit me tritol ndaj Lulzim Kullës, ngjarje e ndodhur në 13 janar 2018 në qytetin e Shkodrës.

    Ky atentat dyshohet se ishte pikënisja e përplasjes së përgjakshme më pas mes Bajrave dhe Licëve.

    Endri Çopj, referuar hetimeve të bëra, është konsideruar si një anëtar i bandës së Suel Çelës, ndonëse tre elbasanllinjtë u shpallën më pas të pafajshëm nga drejtësia për ngjarjen që akuzoheshin.

    Por, bashkëpunimi mes Suel Çelës dhe grupit të Bajrave kuptohet dhe nga komunikimet në “Sky Ecc”, të cilat janë pjesë e dosjes së SPAK, në operacionin e ekzekutuar ditët e fundit për goditjen e grupit të tij, edhe pse gjërat siç duket nuk kanë shkuar mirë më vonë.

    Në dosjen e siguruar nga SPAK, është zbardhur një bisedë mes Suel Çelës dhe shkodranit Prekë Kodra, ku e kontraktoi këtë të fundit për të bërë qitjen me snajper në atentatin ndaj Ardian Çapjas më 8 Qershor të vitit 2020.

    Bëhet fjalë për një bisedë që i përket datës 9 Gusht të vitit 2020, rreth 1 muaj pas atentatit ndaj Çapjas dhe sipas SPAK, dyshohet se Prekë Kodra, do të përfshihej në një ngjarje kriminale që do të realizohej për llogari të fisit Bajri, shkruan BoldNews.

    Marjus Lulaj alias Suel Çela, përmes një mesazhi dërguar në “Sky Ecc”, e këshillon Prekë Kodrën që të mos përfshihet në këtë ngjarje, pasi sipas tij, Bajrat nuk janë të mirë, pasi ai i ka provuar vetë.

    Sipas Suel Çelës, nëse ngatërrohesh me Bajrat je ose në burg, ose në varr dhe Prekë Kodra do të merrte fund.

    Marjus Lulaj alias Suel Çela: Amanet aty mos u perzi…tjesh i sigurt do maresh fun me ata aty…bajrit sjan tmir ti i ke provu e un i kam provu me ata je o nburg o nvarr ma nigjo fjalen per buk nuk ngel skam vdek akoma un…shok as mos e meno me u perzi me ta sje budalla…ato dy rrug ke me ata ma nigjo fjalen…do merje fun me ata kte koh…ti je perfol direkt kan me arth te ty sa tnodhi ngjarja bajrit flasin gjitha mohabetet nuk i rruhet kari mrapa te ty koha e ka tregu…po i di dhe kto i kam nigju…shok zhytja me ata ash noqean celsat…po e lem gecohet ca dit e po tthem tvish te flasim gojarisht

    Nga biseda, Suel Çela le të nënkuptohet se i konsideron Bajrat si tradhtarë, por nuk dihen detahet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre dhe se në cilat ngjarje mund të kenë bashkëpunuar.

     

    "Bajrat" lanë në baltë bandën e Suel Çelës dalin mesazhet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.