TIRANË-Ditën e sotme në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” po zhvillohet parada e Tiranës në kuadër të 112 vjetorit të Pavarësisë.
Qytetarët dhe shqiptarët të ardhur nga diaspora dhe gjithë trevat shiptare janë të shumtë, ndërsa shihet se bulevardi nga Bashkia Tiranë deri Universiteti Politeknik i Tiranës, është i mbuluar nga ngjyrat kuq e zi.
Në disa pamje të siguruara nga Radar.al shihen një grup vajzash me uniformën e “Tironës”, edhe lojëtare me shtetësi të huaj, kërcejnë teksa në sfond dëgjohet kënga e Artjola Toskës, “ Gocë Tirone jom”./Radar.al


