TIRANË– Shqiptarët nga të gjitha trevat shqiptare po marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Kryeqytet.
Të pranishëm në paradë janë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Gjithashtu në paradën e sotme do të jenë të pranishme përfaqësues nga 150 qytete, ndërsa llogariten mbi 10 000 të pranishëm.
Një grup prej 25 shqiptarëve kanë ardhur nga Nju Jorku. Ata do të shpalosin një flamur gjigand kuq e zi. Parada do të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”./Radar.al



