TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest shtëpiak”, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke e ftuar në debat televiziv.
Ish-kryeministri e ka ftuar Ramën në debat televiziv duke shtuar se ai tmerrohej nga dritarja, imagjino në fushë.
“Ai tmerrohej nga dritarja, imagjino në fushë. S’del dot ai. Të vijë në debat televiziv, po ia mbajti. Pse e mori atë masë? Që të më heshte dhe pastaj të mbante fjalime kushtuar dritares. Të vijë në debat, t’ia nxjerr të gjitha një nga një. Të gjitha lidhjet me krimin që ka, vjedhjet e mëdha që ka bërë, dhunimin e institucioneve.”- u shpreh Berisha./Radar.al


