Pas tre orësh mosbindje civile, u mbyll në orën 20.00 protesta e opozitës te pesë zonat ku ishte njoftuar bllokimi i qarkullimit.
Belind Këlliçi i ftoi protestuesit të mblidheshin tek Partia Demokratike.
“Duke falenderuar qytetarët, demokratët, opozitarët, Rama ik. këdo që iu përgjigj thirrjes së PD për protestën e sotme, duke i kujtuar shqiptarëve se koha kur punohej shpërbërjen e PD, ka ikur, sot ju lagën ju goditën me spraj djegës por nuk u tërhoqët dhatë mesazhin se pd, opzotia janë të vendosur në betejë me regjimin e Ramës”, tha Këlliçi.



