Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Koçiu: Investimet janë çelësi i zhvillimit të turizmit, “Rilindja Urbane 2.0” do të shtrihet në çdo qytet

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

    Rama: Modeli i Ria Formosa-s në Portugali dëshmon se natyra dhe zhvillimi mund të ecin së bashku

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbulohet lidhja e Bujar Shegës me Suel Çelën, pse konsiderohej si truri financiar i organizatës

    November 25, 2024
    SPAK shpall pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe disa të tjerë
    SPAK

    Gazetarja Klodiana Lala dha detaje lidhur me aksionin e SPAK kundër organizatës kriminale të goditur nga SPAK, për të cilën ende nuk ka detaje të shumta zyrtare.

    Ajo që dihet zyrtarisht është lëshimi i 21 urdhër arresteve, mes tyre edhe për disa ish-funksionarë të sistemit të drejtësisë.

    Lala tha se operacioni u krye në bazë të të dhënave të autoriteteve franceze, të cilat kishin bazë nga zbërthimi i komunikimeve nga SkyECC.

    SPAK ka shpallur në kërkim me një masë të re sigurie Suel Çelën, i cili konsiderohet si kreu i një prej grupeve kriminale që janë goditur nga SPAK.

    “Është shpallur në kërkim me një masë të re sigurie Suel Çela, i cili nuk është arrestuar. Mëngjesin e sotëm është kryer kontroll në bazat e tij dhe në tregun ushqimor. Janë shpallur në kërkim edhe disa anëtarë të grupit të tij, njëri dyshohet se është larguar para pak ditësh drejt Dubait. Një tjetër emër është Marsel alias Bujar Shega, është arrestuar në Milano dhe më pas do të bëhet procedura për ekstradimin. Konsiderohet si truri financiar i organizatës. Shumë nga emrat nuk janë arrestuar, po bashkëpunohet me autoritetet belge, spanjolle, madje edhe me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Lala.

    Ajo tha se Suel Çela është në kërkim prej 4 vitesh, janë bërë disa aksione për t’a arrestuar, por nuk është bërë e mundur.

    “Bujar Shega ka një lidhje krushqie me ish-deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi. Ai është i përfshirë jo vetëm në çështjen e trafikut të drogës, por edhe pastrimit të parave. Ai ka dy kompani, ndërsa ka qenë ish-ortak me Zihni Demon, babain e Kryebashkiakut të Beratit”, tha Lala. Ajo tha se në këtë organizatë dyshohet të jenë edhe ish-funksionarë të drejtësisë dhe policisë.

    “Kemi Detan Gjonin një ish-funksionar, për të cilin ka 2 masa sigurie, dhe bashkë me këtë të sotme i bëhen 3 masa sigurie. Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është arrestuar, ishte në arrest shtëpie në kuadër të një tjetër operacioni”, tha Lala.

    Ajo tha se ka shumë vepra penale që akuzohet kjo organizatë që nga trafiku i drogës, pastrimi i parave, korrupsioni. “Çdo anëtar i grupit kriminal ka dyshime për vepra të ndryshme penale”, tha Lala.

    Lidhur me masat “detyrim paraqitje” për dy gazetarët, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, gazetarja Lala tha se një goditje në mesin e gazetarëve është një goditje ndaj të gjithë ne. “SPAK deri në momentin që ne flasim nuk na ka bërë me dije se cilat janë të dhënat, dyshimet e arsyeshme, që ka ndaj dy kolegëve. SPAK duhet të dëshmojë se cila është lidhja konkrete e gazetarëve me këtë organizatë”, tha Lala.

    skyecc spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Koçiu: Investimet janë çelësi i zhvillimit të turizmit, “Rilindja Urbane 2.0” do të shtrihet në çdo qytet

    June 6, 2026

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

    June 6, 2026

    Rama: Modeli i Ria Formosa-s në Portugali dëshmon se natyra dhe zhvillimi mund të ecin së bashku

    June 6, 2026

    Arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë kulturore, UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.