Në një intervistë për “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmani, Olta Gixhari u rrëfye për gjithçka rreth jetës së sa.
Gjithashtu aktorja nuk kishte si të mos ndalej tek eksperienca e “BBV”.
Përgjatë fjalës së saj Gixhari na zbuloi se nuk ka pasur asnjë kontakt me Luizin, madje gjatë xhirimit të filmit “Në kuadër të dashurisë, nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë.
“Është budalla ai. E rreh gruaja”, tha ajo.
Për reagimin në fjalë nuk është vonuar dhe kundërpërgjigja e Luizit.
Në një “Ask me a question” në Instagram, ka qenë Kiara ajo që ka marrë pyetjen “A është e vërtetë që e rreh Luizin ti?” dhe përgjigjen e kësaj pyetjeje ka dhënë vetë këngëtari me humor.
“Vetëm sot s’më ka rrahur, e kemi pushim të premteve”, ka thënë ai.


