GRINDAVIK– Mediat e huaja kanë raportuar se banorët e fshatit Grindavik janëë evakuuar sërish, pavarësisht se këtë herë rrjedhat e llavës nuk po lëvizin në drejtim të tij.
Bëhet me dije se një vullkan ka hyrë në një fazë aktiviteti shpërthyes në orët e para të së enjtes në gadishullin Reykjanes, në pjesën jugperëndimore të Islandës, një fenomen ky i regjistruar për të shtatën herë që nga dhjetori i kaluar, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Islandez.
“Një shpërthim filloi në Sundsnukággar në orën 23:14 (koha lokale)”- bën me dije Shërbimi Meteorologjik Islandez në buletinin e tij me këtë rast.
Nga pamjet e publikuara shihet që llava buron nga një çarje e gjatë, madhësia e së cilës nuk është përcaktuar në këtë fazë.
I pyetur për këtë nga radioja publike islandeze RAS2, eksperti i shërbimit meteorologjik të Islandës, Benedikt Ofegsson, theksoi se deri më tani asnjë infrastrukturë nuk është e kërcënuar./TDH/Radar.al


