Ngjarja e rëndë mes nxënësve të “Fan Nolit” mësohet të ketë ndodhur në një rrugicë, afro 150 metra larg shkollës.
Gazetari i News24, Igli Çelmeta zbulon se kamerat e sigurisë, që u morën nga policia, tregojnë viktima dhe i plagosuri u sulmuan nga 3 bashkëmoshatarë të tyre (14 vjeçarë) fillimisht me grushte dhe më pas janë goditur me thikë.
Dyshohet se konflikti ka nisur në rrjetet sociale dhe më pas ka ndodhur edhe përleshja fizike mes tyre.
Policia ka identifikuar 3 personat që dyshohet se janë autorë të krimit, njëri prej të cilëve është shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjerët pritet të shoqërohen.
LEXO EDHE:
Zbardhet ngjarja/ Sherri mes nxënësve të “Fan Nolit”. Dalin në pah detaje të reja
E rëndë/ U sulmua drejt e në zemër nga shoku i tij. Ndërron jetë në spital nxënësi i “Fan Nolit”


