Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, në fshatin Pishkash.
Nga informacionet paraprake mësohet se një kamion është përplasur me dy automjete të vogla. Fatmirësisht, nuk ka patur persona të lënduar.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën po lëviznin automjetetet në këtë ditë me shi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



