TIRANË– Sot seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tone të larta. Vijuar nga dy ditë më parë mbledhje në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për Sterilizimin, arsyeja e debateve të ashpra është çështja e ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili nuk dëshmoi dje, duke qenë se nuk arritën në një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës.
Flamur Noka: Keni filluar një seancë me 52 deputetë, nuk fillon seanca pa kuorum, një shkelje e rregullores.
Elisa Spiropali: Ju lutem mos fyeni.
Noka: Një hajdut 2 metra i gjatë, i burgosur politik. E para shkelje procedure që ju filloni seancën pa deputetët. Seanca plenare sipas rregullores çelet me deputetet në sallë. Nuk nis seanca po kuorum. Dje akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës. Një hajdut 2 metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit dhe ajo sjellje çfarë tregon, tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët. Siç e bëtë me Olta Xhaçkës, u përpoqët që të minonit punën e Komisionit Hetimor. Përsëri paniku se po ju del e vërteta e hajdutërisë në shesh bën që të shkelni çdo të drejtë./Radar.al


