KORÇË– Është vënë në pranga një punonjëse e Policisë në Korçë, pasi akuzohet se shkaktoi aksident në gjendje të dehur.
E identifikuar si L.L., efektivja e policisë u prangos nga efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi një ditë më pare 12 Nëntor, jashtë orarit të shërbimit dhe në gjendje të dehur, ka bërë një aksident automobilistik.
Ndërkohë nga ky aksident nuk ka pasur vetëm dëme materiale, por pas këqyrjes nga policia dhe veprimeve paraprake, rezultoi se L.L., kishte konsumuar alkool dhe ishte me shpejtësi tej normave të lejuara./Radar.al


