Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Fasoneria redukton përfitimet për punonjësit, ulen dhe hiqen bonuset

    November 11, 2024
    Fasoneria redukton përfitimet për punonjësit, ulen dhe hiqen bonuset

    TIRANË– Sektori i industrisë së përpunimit është futur në një krizë pa kthim për shkak të humbjeve që erdhën ndër vite në kursin e këmbimit.

    Në vitin 2021 përftimet e një punonjësi me cilësi të lartë në një rrobaqepësi në Tiranë arrinin 55,000-60,000 lekë në muaj. Kjo shumë përfshinte pagën minimale dhe një bonus në formën e shpërblimit që arrinte në rreth 20 mijë lekë në muaj.

    Shpërblimet zakonisht ishin pagesa që nuk përfshiheshin në pagë, pohoi A. Mustafa më përvojë shumëvjeçare se administrator në fabrikat e prodhimit të veshjeve.

    Tani shpërblimet nuk jepen më ose janë shumë më të ulëta, duke çuar në ulje të mprehtë të pagave. Shpesh punonjësit zgjedhin të lënë punën nga ulja e përfitimeve, por edhe në fabrikat e tjera ku ata tentojnë të punësohen situata është e njëjtë, marrin një bonus më të ulët ose nuk marrin fare.

     

    Punonjësit e fabrikave me përvojë shumë vjeçare ne qepjen e rrobave dhe këpucëve në eksport e kanë të vështirë të integrohen në sektorë të tjerë. Shumë prej tyre po pranojnë të punojnë në kushtet e reja, me ulje page.

     

    Dy vitet e fundit qindra njësi prodhimi të veshjeve dhe këpucës që kanë punuar si nën-kontraktorë kanë mbyllur aktivitetin, teksa mijëra punonjës dolën papunë.

    Efektet e krizës së fasonit në punësim mbeten të pamatshme këtë vit për shkak se INSTAT nuk ka i publikuar treguesit e punësimit më 2024 në pritje të azhurnimeve të Anketës së Forcës së punës me të dhënat e reja të Cenc 2023.

    Fabrikat e mëdha të tekstilit dhe këpucës duket se janë dorëzuar para krizës dhe besojnë se situata nuk do të jetë e rikuperueshme. Rënia përtej parashikimeve e kërkesës nga jashtë e kombinuar me faktorë të brendshëm si rritja e kostove të punës, humbjet nga kursi i këmbimit kanë ulur të ardhurat me 30% në vitin 2023, teksa shumica bilanceve rezultuan me humbje. industrialistët kanë shkurtuar 35 për qind të punonjësve në dy vitet e fundit, teksa janë në përpjekje për tu diversifikuar në sektorë të tjerë.

    Ditë pas ditë, muaj pas muaji dhe vit pas viti humbjet nga kursi i këmbimit janë shndërruar në gangrene për fabrikat me destinacion eksportin. Në fillim të vitit 2022 euro u këmbye mesatarisht 123 lekë, ndërsa këto ditë ka rënë poshtë nivelit 100 lekë. Rënia e euros në dy vite me rreth 18 pikë për qind, i ka ulur në nivele të ngjashme të ardhurat nga eksportet pavarësisht volumit të punës./MONITOR

    Fasoneria hiqen bonuset redukton përfitimet për punonjësit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.