SHBA– Pak më parë Donald Trump shpalli fitoren në fjalimin e tij nga Florida, e menjëherë ka marrë urimet nga ndërkombëtarët.
Nga lideri izraelit, ukrainas deri tek Kryeministri shqiptar, nuk ka munguar gjithashtu edhe urimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili në përmes një postimi në platformën “X” shkruan se udhëheqja e Trump do të jetë kyçe për ta mbajtur NATO-n të fortë.
“Sapo urova Donald Trumpin për zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën tonë të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka shkruar Rutte.
Donald Trump një hap larg Shtëpisë së Bardhë, ka shpallur fitoren në këto zgjedhje, megjithatë ai ende nuk ka arritur numrin e kërkuar të votave të kolegjit elektoral. Ai është ende katër vota larg nga 270 që i duhen, ndërsa Kamala Harris është në 218./Radar.al


