PRISHTINË– Mbrëmja e së hënës spektakli i “Big Brother VIP Kosova” ka ardhur me disa surpriza jo kaq të mira për një prej banoreve.
Bëhet fjalë për Drenusha Latifi, e cila bëri bujë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, pasi e akuzoi për dhunë fizike.
Disa muaj më parë, këngëtarja e njohur zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës në familje. Ajo publikoi fotografitë përmes të cilave tregoi dhunën e ushtruar nga ish-partneri i saj.
Ndërkohë pikërisht ish-bashkëhsorti i saj, (dhunues) Atilla Kardesh ka hyrë mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar habi dhe polemika të shumta në opinionin publik.

Rjeti “zien” me diskutimet sesi është lejuar pjesëmarrja e tij në spektakël, duke theksuar historinë problematike të marrëdhënies së tij me Drenushën dhe faktin që ajo e kishte denoncuar për dhunë./Radar.al


