Detaje të reja kanë dalë në pah nga atentati i ndodhur në Shkodër.
Siç dhe ju kemi raportuar, u arrit të sigurohej një video momentale nga çasti i atentatit përgjatë të cilës shfaqej një person misterioz që dyshohej se ishte në makinë me dy viktimat dhe vendi ku humbën jetën 3 persona.
Më pas video fokusohet te makina Mercedes C-Class me targa kroate, e shkatërruar nga plumbat dhe përplasja, brenda së cilës ndoheshin shënjestrat e atentatit.
Në një moment paprtimas kamera e celularit filmon trupin e pajetë të Hamza Licit teksa i përhumbur në këmbë pranë tij qëndtonte personi misterioz.
Sipas hetimeve të bëra dyshohet se ai të jetë Ibrahim Lici, i quajtur edhe me pseudonimin “fantazma” për shkak se për një kohë të gjatë ka arritur t’i shpëtojë forcave të rendit.
Me duar të gjakosura dhe shenja lëndimi në fytyrë, pasi i shpëtoi plumbave, ai ka zbritur nga makina, ka nxjerrë trupin e pajetë të vëllait të tij Hamzai, të cilin e ka shtrirë në trotuar dhe i ka ngritur bluzën për të parë ndoshta plagët.
Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse ai është Ibrahim Lici, por gjasat janë shumë të mëdha që të jetë ai.
LEXO EDHE:
Atentati me 3 viktima/ PD proteston të shtunën në Shkodër (SKENARI)


