Mediat greke kanë ngritur alarmin se mafia shqiptare, e cila kontrollon aktivitetet kriminale si trafiku i drogës dhe prostitucioni, ka gjetur një mënyrë të re për të “pastruar” shuma të mëdha parash.
Referuar të dhënave nga disa autoritete zyrtare në Greqi, mediat vendase shkruajnë se së fundmi është shtuar shumë numri i biznesit të lavazhit të regjistruara jo në emër të shqiptarëve, por se prapa investimit në këto biznese, fshihen madje edhe të dënuar shqiptarë.
“Ky aktivitet i veçantë ekonomik ofrohet fjalë për fjalë për “pastrim parash”, shkruajnë mediat.
“Ka lavazhe që raportojnë deri në 500 makina të lara në ditë, sidomos në zonat periferike të jugut. Në një lavazh në zonën e Glyfadës, e cila “lindi” pranë një restoranti luksoz, më shumë se 300 makina, shumica ultra luksoze dhe me targa të huaja, regjistrohen se lahen çdo ditë.
Një tjetër lavazh në të cilin është evidentuar ekzistenca e “dorës së padukshme” të mafias shqiptare në të njëjtën zonë por në Glyfadën e sipërme, është identifikuar se kishte marrëdhënie me organizata kriminale.
Janë identifikuar tre lavazhe të tjera shqiptare, me prova të forta, në zonën e Pireut dhe dy të tjera në Petrou Ralli, dy në Mesogeia dhe një tjetër në Nikaia, si dhe dy të tjera, një në Ilioupoli dhe një në periferitë veriore.
Në të gjitha rastet, në licencimin e tyre përfshihen njerëz të pushtetit vendor, ndërkohë që në asnjë rast pronarët, shqiptarë apo të huaj të tjerë, nuk kanë “lidhje” me investimin, që shpesh shkon deri në qindra mijëra euro.
Gjithashtu, në dy raste, punëtorët shqiptarë të lavazheve janë konstatuar se janë të lidhur me bandat e vjedhjeve të makinave, të cilat i piketojnë” në lavazhe dhe më pas i vjedhin teksa kopjojnë çelësat dhe rrugët ku ndodhen shfaqen përmes targës!
Gjithashtu, ka të dhëna të qarta se pronarët e padukshëm janë të dënuar shqiptarë që kontrollojnë bizneset nga burgu.
Po hetohet edhe çështja e përfshirjes apo korrupsionit të drejtuesve të pushtetit vendor, por edhe të zyrtarëve të ELAS-it të Drejtorive vendore, pasi pothuajse në të gjitha rastet ka raste të shkeljeve flagrante urbanistike dhe shëndetësore, për të cilat mbyllen sytë.


