DURRËS– Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, Zv.Ministrja (MEKI) Olta Manjani dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako sot po zhvillojnë një takim me pensionistët për të ndarë pikëpamje për skemën e re të pensioneve.
Ndërkohë në fjalën e tij Rama u ka premtuar pensionistëve rritjen e bonuesit të fundvitit, teksa ka sulmuar edhe ish-kryeministrin Berisha duke thënë se jepte një gjel deti për dy pensionistë.
“Ka qenë njëri që ka thënë do të japim gjel. Ju kujtohet një i gjeli që këndon si gjysmagjeli në maj të penxheres. Edhe juve u dha një gjysmagjel”, tha Rama, teksa shtoi se qeveria e tij nuk e bëri një gjel për secilin, por nga 50 euro për secilin.
Gjithashtu kreu i qeverisë premtoi se po finalizojnë rritjen e bonusit për këtë fund vit.
“Taksat janë të fëmijëve, sigurimet shoqërore janë të pensioneve. Kur ndodh që kontributet shoqërore janë më pak se cna duhet, i marrim nga taksat. Për këtë arsye po ju them se 500 milion është cdo vit gropa që duhet të mbushim për pensionet. Nuk ka një shpellë diku me florinj që duhet ta hapim. Çdo pension që rritet rritet për gjithmonë. Ka dy gjëra për të bërë, e para është të fillojmë që tani. Ka qenë njëri që ka thënë do të japim gjel. Ju kujtohet një i gjeli që këndon si gjysmagjeli në maj të penxheres. Edhe juve u dha një gjysmagjel.”- deklaroi Rama./Radar.al
Rritja e paga për deputetët/ Rama me pensionistët: Figura e tyre është bërë zhele


