Një aksident me vdekje është regjistruar në Valias. Policia bën me dije se disa orë pas aksidentit, e plagosura ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se shoferi që ka shkaktuar aksidentin ishte arratisur pas ngjarjes, por përfundoi në pranga më vonë.
“E. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Valias, ka aksidentuar shtetasen L. B., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia e Tiranës.


