Këngëtarja Rozana Radi përgjatë pjesëmarrjes së saj në festivalin e njohur “Kënga Magjike”, performoi me këngën e saj më të re “Akoma”.
Ky duet me Sany Dimitri, një artist grek, mikson kulturat shqiptare dhe greke.
Përgjatë një interviste të shkurtër me producentin Ardit Gjebrea, Rozana ndau një pjesë të thellë të saj, teksa përmendi lidhjen me të atin e ndjerë. Ajo zbuloi se e sheh atë në ëndrrat e saj.
“Në përrallën time pas mesnate, historia fillon me një mbret. Ishte një vajzë e vogël që ishte rritur nga një mbret, e cila nuk e kishte në jetën e të gjallëve, por e shihte në ëndërr babain e saj…Pastaj fatkeqësisht vinte mëngjesi. Por e rëndësishme është që kujtimi i tij mbetet këtu. (Në zemër)”, tha Rozana Radi.
Me këtë rrëfim, Rozana jo vetëm që emocionoi publikun, por gjithashtu tregoi forcën e artit për të mbajtur gjallë kujtimet e dashura për ne.


