Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, edhe këtë vit prezanton ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA 2024.
Kjo u konfirmua më 24 tetor nga organizatorët e eventit. Spektakli do të mbahet më 10 nëntor në qytetin Manchester të Anglisë, dhe artistja nga Kosova do të jetë për herë të tretë mikpritëse e kësaj ceremonie.
“Jam shumë e lumtur që do të rikthehem tek familja ime MTV, për të moderuar ceremoninë EMA për herë të tretë. Skena e EMA-s është bërë si një shtëpi tjetër për mua dhe shou i këtij viti në Manchester do të jetë absolutisht i pabesueshëm. Kemi një formacion të mrekullueshëm të performancave muzikore dhe shumë surpriza të gatshme. Të gjithë jemi ‘të çmendur për këtë’!”,- tha super-ylli i muzikës.


