Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skandali në Durrës/ Pallati kthehet strehë e të droguarve dhe prostitutave. Ana: Policët janë klientët e mi

    October 24, 2024

    Një pallat i dëmtuar nga tërmeti i 2019 dhe i pabanuar, që ndodhet në rrugën “Aleksandër Gogo” në Durrës është bërë një vend i rrezikshëm dhe shqetësim për banoret e kësaj zone. Ai është kthyer në një strehëz për përdoruesit e drogës dhe ushtrimit të prostitucionit.

    Autoritetet deri tani nuk kanë marrë asnjë masë. Qytetarët ankohen se duhet të përballen çdo ditë, jo vetëm me infeksionet e mundshme, por edhe me rrezikun që sjellin frekuentuesit e këtyre vendeve. Banorët e zonës përreth tregojnë se janë ankuar dhe në polici.

    Ata shprehen se një shqetësim i madh është se këta persona të paidentifikuar konsumojnë lëndë narkotike,  dhe janë kthyer në rrezik sepse vjedhin dhe kanë djegur katin e dytë të pallatit të pabanuar.

    Disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Eftali Koço”, që ndodhen vetëm 10 minuta larg nga pallatit tregojnë se kanë frikë kur kalojnë aty pranë.

    Grupi i xhirimit të Fiks Fare gjen brenda disa përdorues të lëndëve narkotike, të cilët fillojnë të bërtasin dhe kërkojnë që gazetarët të largohen.

    Njëri prej tyre pranon të flas me gazetaren e Fiksit duke treguar se ishte përdorues i drogës prej shumë vitesh .”Kam vite që konsumoj drogë, policia e di se çfarë bëjmë, asnjëherë nuk na kanë ndihmuar. Më kanë arrestuar, më mbajnë 2-3 muaj, pastaj më nxjerrin sërish jashtë. Nuk duhet të arrestohem unë, por shitësi i lëndëve narkotike”.

    Gjatë kësaj kohe që po bisedonim me me të, persona të tjerë vijnë nga jashtë, të cilët duken që janë në një gjendje të rënduar.  Njëri nga përdoruesit fillon dhe bërtet nga dhoma tjetër duke kërkuar qe ne të dalim jashtë.

    “Kam kërkuar ndihmë që të reabilitohem, por asnjëherë nuk kam arritur që të pastrohem krejtësisht, pasi institucionet nuk na ndihmojnë”, reagon një djalë tjetër. AI mban në dorë një shishe uji të cilën tregon se e kishte përshtatur  për te konsumuar ‘KRAK’. Sipas tij, kjo është një formë ndryshe e marrjes së kokainës nëpërmjet djegies me bidon, ose me llullë.

    “Kam që në vitet ’90-’93 që jam përdorues i krakut. Nuk e kam problem. E dinë të gjithë që e konsumoj. Nuk dëmtoj askënd, përveç vetes. Nuk mund të heq dorë”, tregon ai.

    Një prej përdoruesve na tregon se në një nga dhomat e këtij pallatit të braktisur ndodhet dhe një zonjë, Ana, përdoruese droge, por që ushtron prostitucion.

    Ana: Policët janë klientët e mi

    Kamera e Fiks Fare shkon në vendin që Ana e kishte përshtatur si banesë për veten . Tek dera na pret “ANA”, sipas saj emri i punës. Një grua 31 vjeçare, nënë e tre fëmijëve minorenë.

    Ana tregon se është vetëstrehuar aty, pasi është e vetme dhe askush nuk ka mundësi ta ndihmojë “Fëmijët i kam lënë në jetimore sepse nuk dua t’i rris këtu. E kam rregulluar ambientin me gjëra që kam gjetur në mbeturina. Më kanë ndihmuar dhe përdoruesit që të rregulloj dhomën. Më kanë përdhunuar disa herë, kam vuajtur shumë në jetë dhe jam në këtë gjendje për shkak të familjes.”

    Tregon se i gjen vetë klientët dhe se nuk ka tutor. Klientët e saj janë policë, deputetë.

    Kur e pyesim nëse e ka kapur ndonjëherë policia qesh dhe thotë: “Policët?! Nuk më kanë bezdisur, madje disa prej tyre i kam klientë. Ata e dinë që unë jam strehuar këtu”.

    Ana Durrës prostitute
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.