Një aksident i rëndë u regjistrua në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete teksa njëri prej tyre nga goditja e fortë është përplasur me trafikndarësen.
Është kërkuar ndihma e ambulancës së Pogradecit e cila ka dhënë ndihmën e parë për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët por që sipas burimeve nuk kanë dëmtime serioze.
Në vendngjarje ndodhet policia e cila po zbardh rrethanat e aksidentit.


