Seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro e cila do zhvillohej gjatë ditës së sotme është shtyrë për më datën 1 nëntor.
Shkak u bë prokura e një prej avokatëve që mbron një nga të pandehurit, i cili do të gjykohet në mungesë.
Për rrjedhojë trupi gjykues shtyu seancën me dy javë.
Ndryshe nga të pandehurit e tjerë, ish-kryebashkiaku Jorgo Goro u lirua nga burgu dhe ishte vetë i pranishëm në seancë.
SPAK çoi për gjykim dosjen ndaj ish-Kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe disa ish-vartësve të tij. Referuar dosjes së SPAK, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë shpërdoruar detyrën dy herë, lidhur me tjetërsimin e pronave, sikundër ka fshehur pasuritë e tij.
LEXO EDHE:
Akuzohet se u fali pasuri publike burrit të Xhaçkës dhe Bollanos, shtohen akuzat për Jorgo Goron
Kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”, Jorgo Goro paraqet rekurs në Gjykatën e Lartë
Tjetërsoi prona në favor të Artan Gaçit/ SPAK i komunikon akuzën ish-kryetarit të Himarës


