Jorgo Goro vendosi të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg”.
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Himarës.
Goro kërkoi masën më të lehtë sigurie, por gjykata e refuzoi.
Ai u arrestua për shpërdorim detyre në dy raste.
Bëhet fjalë për regjistrimin e dy sipërfaqeve prone, ku sipas prokurorisë, Goro me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka lejuar në kundërshtim me ligjin për regjistrimin e këtyre pronave që ishin parashikuar për investime strategjike.


