TIRANË– Deputetët që nuk janë përjashtuar dhe ndodhen aktualisht brenda sallës së seancës plenare, kanë grumbulluar karriget te foltorja.
Nga ana tjetër jashtë godiës në Kuvendit deputetët janë përplasur me Gardën, pasi nuk lejohen të hynë në seancë për shkak se janë të përjashtuar.
“Deputetët që janë të përjashtuar për shkak të akteve të rënda, sigurisht nuk mund të hynë. Të tjerët janë të mirëpritur.”-tha kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.


