Gjashtë persona nga Tirana, kanë shkuar në Pogradec për të kërcënuar një 26-vjeçar, i cili kishte sherr për një shumë parash borxh me njërin prej tyre.
Mësohet se ata e kanë kërcënuar të riun, e i janë futur në banesë duke i dëmtuar dyer e dritare.
Njoftimi
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. B., 37 vjeç, K. M., 38 vjeç, M. D., 39 vjeç, D. T., 26 vjeç, K. K., 29 vjeç, N. D., 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Pasi me vetëgjyqësi kanë hyrë në banesën e shtetasit R. S., 26 vjeç, banues në Pogradec, duke dëmtuar derën dhe dritaren e banesës.
Si dhe e kanë kanosur shtetasin R. S., me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash 37-vjeçarit.


