Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një person humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën për rrjedhojë të një aksidenti hekurudhor.
Mëngjesin e sotëm, mediat e huaja bëjnë me dije se treni i pasagjerëve u përplas me një pemë që kishte rënë në binarë pranë qytezës së Bordentoën, Neë Jersey.
Linja River Line, për rrjedhojë të ngjarjes pezulloi udhëtimet mes zonave Roebling e Bordentoën.
Raportimet bëjnë me dije se pema ra mbi trenin kur ai ishte në binarë.
Mjeti kishte 45 pasagjerë në bord në kohën e incidentit, përfshi stafin.
Nuk janë të qarta rrethanat e vdekjes së pasagjerit tragjik, por të plagosurit nuk ishin në gjendje serioze./ IBCNews


