Një aksident i rëndë është regjisturar në Bavari ku një fëmijë 7-vjeçar, i cili udhëtonte me babain dhe vëllain e tij, humbi jetën pas një përplasjeje të fortë të makinëss së vogël me një kamion që kishte ndaluar në një kthesë.
Aksidenti, sipas mediave gjermane, mësohet se ka ndodhur në autostradën A70.
Drejtuesi i makinës së vogël, një 45-vjeçar, po udhëtonte me dy djemtë e tij 7 dhe 12 vjeç, kur papritmas ndodhi përplasja.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se 7-vjeçari ndodhej në sediljen e pasme të automjetit në momentin e përplasjes.
Në vendngjarje ka mëbrritur një helicopter shpëtimi i cili e mori dhe e dërgoi djalin drejt spitalit më të afërt, por i mituri nuk arriti të mbijetonte nga plagët e marra.
Sipas informacioneve, fëmija tjetër, 12 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vetë babai mbeti pothuajse i padëmtuar.Gjithashtu dhe shoferi I kamionit thuhet se gëzon shëndet të mirë.



