Aktorja Alesia Xhemalaj ka qenë e ftuar në emisionin S’e luan topi’, ku është surprizuar nga kolegët që i ka dhe shumë të afërt.
Miku i saj Gentian Zenelaj tha se do zbulonte disa sekrete për të.
“Konsumon 18 vakte në ditë e s’ka burrë nëne ta ngopësh e nuk shton 100 gram, është tolerante. Alesia vazhdon të jetë single. Bëj shaka përveç kësaj që je single, kënaqësi të të kem kolege”.
“E shikon ç’të bën shoqëria? S’ka ardhur ende momenti besoj. Nuk di ç’të them, shpresoj që ta gjej e të jetë ashtu sic mendoj unë”, tha ajo për faktin që ende nuk e ka gjetur princin e saj të kaltër.


