Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e rëndë me armë zjarri e një 18-vjeçari italian nga partneri i mamasë së tij, një 45-vjeçar shqiptar, i cili ndodhet në qelinë e paraburgimit.
Shoferi shqiptar i kamionit Minako M., zbulohet se do të qëndrojë në burg me akuzën e tentativës për vrasje dhe marrje mallrash të vjedhura.
Vendimi u mor gjatë ditës së djeshme (9 Tetor), nga gjyqtari i Gjykatës së Milanos, Domenico Santoro, i cili vërtetoi arrestimin e të dyshuarit.
Ngjarja e rëndë ju kujtojmë se ndodhi në Novate Milanese, nën sytë e dëshmitarëve të shumtë, në mesnatën mes 5 dhe 6 tetorit.
Dyshohet se shkak i ngjarjes ishte një sherr i çastit, kur i dyshuari fillimisht goditi me shuplakë djalin e vogël të partneres së tij, 15 vjeç, i cili sipas mediave, po mbronte mamanë nga dhuna që ushtronte shqiptari.
Në pamundësi për të ndaluar sulmin, i riu telefonoi vëllanë e tij më të madh, 18 vjeç, i cili në atë moment ndodhej jashtë shtëpisë me disa shokë.
Teksa djali i madh rikthehet në shtëpi i shoqëruar nga katër shokë, situata agrevoi.
Minako M., i tërbuar, ka kapur armën dhe ka qëlluar të riun, duke e goditur në qafë.
Arma e përdorur, siç rezultoi nga hetimet, ishte vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo, në provincën e Modena-s, për këtë arsye burri do të duhet të përgjigjet edhe për krimin e marrjes së mallit të vjedhur, shkruan media “Cronacaossona”.
LEXO EDHE:


