IRAN– Një tjetër sulm nga luftëtarët izraelitë është regjistruar në bazat paraushtarake iraniane në kufirin verilindor të Sirisë. Ky është sulmi i tretë nga Izraeli.
Pas të dielës së kaluar dhe të mërkurës së 9 Tetorit, avionët luftarakë izraelitë kanë goditur edhe natën objektiva, bazat e paraushtarakëve iranianë në verilindje, këtë herë në kufirin e Sirisë.
Në mediat e huaja kanë qarkulluar videot që tregojën zjarre të mëdha nga ato që mediat izraelite thanë se ishin depo municionesh dhe raketahedhës.
Mësohet se të paktën deri më tani nuk ka informacione për viktima. Mbrëmë avionët luftarakë izraelitë goditën një ndërtesë në një periferi të Damaskut./Radar.al
#BREAKING: #Israel Air Force is now carrying-out airstrikes against multiple #IRGC & #Syrian military targets in #Damascus, #Hama & #Homs in #Syria. Command & control centers, weapon & ammunition storage sites & air-defence sites are now being targeted by the #Israeli fighters.… pic.twitter.com/lEgDo8GEec
— Babak Taghvaee – The Crisis Watch (@BabakTaghvaee1) October 9, 2024


