Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Nga karriera në skenë te jeta e saj personale, aktorja e mirënjohur Rozi Kostani na zbulon lajmin e bukur

    October 7, 2024
    Nga karriera në skenë te jeta e saj personale, aktorja e mirënjohur Rozi Kostani na zbulon lajmin e bukur

    Aktorja e mirënjohur shqiptare, Rozi Kostani përgjatë një interviste ka ndarë më shumë detaje nga jeta e saj përtej karrierës.

    E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” me Brikena Prifti, aktorja e mirënjohur Kostani tregoi se e gjen veten mes dy dashurisë, aktrimit dhe regjisë.

    “Kisha një dëshirë shumë të madhe të bëhesha aktore. Por, dua shumë dhe regjinë. Është një dashuri mes të dyjave”, tha Rozi Kostani .

    “Unë jam natyrë rebele. Kur kam qenë e vogël kujtoj një lloj hulumtimi që jo çdo fëmijë e kishte. Më pëlqente të rrija vetëm dhe shkoja tek një lulishte, rrija aty gjithë mëngjesin. Ishte një lloj meditimi. Shkoja në të njëjtin orar çdo ditë. Prindërve të mi kjo i bënte përshtypje. Kisha dëshirë të shihja brenda gjendjes sime. Pra të njohesh veten, të njohësh heshten që flet”, shtoi aktorja.

    Ndërkohë që përmendi dhe rolin e saj në “Unë ti dhe Kasandra”, Kostani u shpreh se familja e saj ishte kundra pjesëmarrjes së saj në këtë film, pasi ishte një skenë erotike.

    Ajo gjithashtu shtoi më tej se shumë shpejt do të rikthehet si aktore në teatër.

     “Ishte një trapolinë shumë e mirë për një aktore të re. Familja ime nuk e priti mirë saktësisht për një skenë erotike, e cila u bë me dublantë. Pata goxha problem. Ka qenë moment shumë i vështirë për mua. Unë nuk e dua famën, nuk më pëlqen. Mua më pëlqen të jem e suksesshme në profesionin tim. Regjia më film është një ëndërr që dua t’a vazhdoj, sepse imazhet që kam në kokë kam nevoj t’i konkritizoj. Tani shumë shpejt, për një muaj do rikthehem në teatër”, deklaroi Kostani.

    Rozi Kostani u ndal dhe tek jeta e saj familjare, tek ajo përtej asaj që ne shohim në skenë. Kostani falenderoi bashkëshortin e saj për gjithë mbështetjen që i ka dhënë në 25 vite së bashku.

    “Është bashkëudhëtari im. Kemi 25 vite bashkë, një jetë. Jemi njohur që kur isha unë në vit të parë. Do i jëm falenderues.Ka qenë mbështetës për mua. Kemi dy fëmijë. Ata janë kryevepra ime, tjerat janë thjeshtë vepra”, përfundoi aktorja.

    aktorja jeta personale Rozi Kostani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    June 9, 2026

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    June 9, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.