Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Ëndrra e parealizuar e një maqedonasi për një jetë më të mirë në Gjermani

    October 6, 2024
    Ëndrra e parealizuar e një maqedonasi për një jetë më të mirë në Gjermani
    Një vullnetar i Kryqit të Kuq duke ecur me një grup migrantësh në qendrën e Administratës Qendrore për Imigracion në Brandenburg, më 28 shtator 2023.

    GJERMANI– Raimi, (emri i vërtetë i të cilit është ndryshuar), një banor i Shtipit, në shtator të vitit të kaluar kishte shkuar në Gjermani me familjen, ku qëndroi tetë muaj. Gjatë kësaj kohe, familja me shtatë anëtarë, pesë prej të cilëve fëmijë, mori një banesë për strehim.

    Ai tregon se shërbimi social atje i paguante 2.644 euro në muaj, e po ashtu edhe faturat e energjisë elektrike, ujit, kontrollet mjekësore dhe ilaçet i kanë pasur falas… Gjithçka që Raimi thotë se mund ta ëndërronte të kishte në Maqedoninë e Veriut, ku ai punonte si pastrues me një pagë ditore më pak se 1.000 denarë.

    “Fillimisht, jetuam për dy muaj e gjysmë në një shtëpi për kërkuesit e azilit. Aty kishte çdo lloj ushqimi – vetëm qumështi i zogut mungonte. Në shtëpi kishim të drejtë të qëndronim nga tre deri në gjashtë muaj derisa të na gjenin një transferim. Më pas na transferuan në një apartament të madh në qytetin Kempten. Madje, çdo fëmijë kishte dhomën dhe lodrat e tij”, tregon Raimi për Radion Evropa e Lirë (REL).

    Raimi pohon se nuk kishte kërkuar azil, por kishte shkuar sepse kishte një fëmijë të sëmurë dhe nuk kishte para për ta trajtuar në vendin e tij. Ai pretendon se nuk ishte deportuar, por ishte kthyer vetë.

    Ai u kthye në Maqedoninë e Veriut në një kohë kur Qeveria gjermane njoftoi se do t’i dëbonte shtetasit e huaj në përpjekje për të kufizuar migracionin e parregullt dhe numrin e njerëzve që nuk kishin marrë azil ose për ndonjë arsye tjetër nuk kishin të drejtë të qëndronin në Gjermani.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut (MPB), nga fillimi i vitit 2024 deri më 31 gusht, nga shtetet e huaja janë deportuar 1.020 maqedonas. Shumica e tyre, gjithsej 892, janë dëbuar nga Gjermania.

    “Pjesa më e madhe e kërkesave për deportimin e qytetarëve maqedonas ndër vite janë nga Gjermania, ndërsa një numër shumë më i vogël – nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Ju informojmë se ka një tendencë në rritje në krahasim me vitet e kaluara”, thonë nga Ministria e Brendshme për REL-in.

    Caqe të lehta për avokatët ballkanas

    Sipas të dhënave të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), Maqedonia e Veriut është ndër vendet kryesore në listën për numrin e personave që kërkojnë azil në Gjermani, por gjithashtu është në krye edhe për numrin e personave që janë kthyer në vendin e tyre.

    Në vitin 2023, Gjermania regjistroi 5.999 kërkesa për azil nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Kjo është gati dy herë më shumë se Serbia, nga ku kishte 3.526 kërkesa. Më pas vijnë qytetarët e Shqipërisë me 2.233 aplikime për azil, ata nga Bosnjë e Hercegovina me 1.132, Kosova me 700 dhe malazezët me 299 kërkesa për azil.

    Po atë vit (2023), nga Gjermania në Maqedoninë e Veriut janë kthyer 1.552 persona.

    Raimi thotë se në Gjermani është e vështirë të gjesh punë.

    “Nëse do të punosh, duhet të mësosh gjermanisht, pastaj shërbimi social të regjistron si punëkërkues dhe duhet të dihet saktësisht për çfarë pune je i kualifikuar. Por, të them të drejtën, ne nuk jemi mësuar me një mënyrë të tillë jetese – fëmijët nuk duhet të bëjnë zhurmë në apartament, rrobalarësja nuk duhet të punojë pas orës 21:00”, tregon Raimi.

    Një qytetare maqedonase, e cila deshi të mbetej anonim, punon në një qendër për kërkuesit e azilit në Gjermani dhe thotë se në atë dhe qendrat e tjera, qytetarët romë nga Maqedonia e Veriut janë më të shumtët.

    “Ndërsa prisnin azilin, Qeveria gjermane u jepte para për të mbijetuar muajin. Kohët e fundit, në vend të parave, më shpesh marrin kupona nga dyqanet e mëdha për ushqime dhe rroba, me qëllim që të shpenzojnë paratë në mënyrën e dedikuar. Ka njerëz që vijnë, qëndrojnë sa të mundin, shohin se nuk mund të marrin shumë para dhe vetë deklarojnë se duan të kthehen në shtëpi. Por, ka edhe njerëz që deportohen sepse janë problematikë, vjedhin, përleshen ose sulmojnë të tjerët”, thotë ajo./rel

    gjermani Nje maqedonas Raimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.