TIRANË– Aktorja e njohur shqiptare, Egla Ceno, fituesja e BBVVIPAL3, tashmë është një nga pesë moderatoret e emisionit, Goca dhe Gra në Top Channel.
Ajo ka folur pak edhe për eksperiencën e saj në Big Brother VIP.
“Katër muaj e gjysëm, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë e fortë për mua. E dhunshme. Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi. Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat.”-është shprehur Egla Ceno.


