Pas tre muajsh lengatë në intubim, 29 vjeçari, Enea Themollari ka ndërrruar jetë në spital.
Për Partinë Demokratike, Enea Themollari “është dëshmori i lidhjes së drejtësisë dhe politikës me krimin”.
“Ai mund të jetë vrarë nga tritoli i vendosur nga duar banditësh por porositësit dhe lejuesit e krimit janë Nuredin Dumani dhe Altin Dumani”, tha në një deklaratë për mediat të shtunën sekretari për emigracionin dhe diasporën në PD, Indrit Hoxha.
“I pari, sepse me lejen e Ulsi Manjës e ka kthyer qelinë e burgut në shtab të vrasjeve me porosi. Prej kësaj qelie me televizor, telefon dhe komoditete të shumta Dumani i krimit ka porositur edhe tritolin për të vrarë motrat Nikolli. Shpërthimi i paguar nga Dumani i ka marrë jetën 29 vjeçarit Enea.
Gjaku i tij gjendet edhe në duart e Dumanit tjetër, Altinit kushuririt te Nuredinit të SPAK, i cili nuk lëvizi as gishtin kur motrat Nikolli, të shperngulura nga Lezha ne Elbasan për t’i shpëtuar vrasësit serial, e denoncuan me guxim ne Prokurorinë e Posaçme.
Nëse SPAK do kishte ndërhyrë, Nuredini do ta kishte humbur aksesin te privilegjet e kundraligjshme, madje duhej futur në izolim, siç parashikon ligji.
Asnjë nga këto nuk ka ndodhur sepse Dumani prokuror, afërmendsh do ta ruajë Dumanin kushuri kriminel”, denoncoi Hoxha.


