Rreth një muaj më parë, Bledar Trëndafili dogji me benzinë ish bashkëshorten e tij Melisa Trëndafilin, ngjarje që tronditi opinionin publik.
Vëllai i Melisës zbuloi detaje nga martesa e çiftit Trëndafili. Ai u shpreh se vendimi për t’u ndarë erdhi kur Bledar Trëndafili e braktisi të shoqen në Tiranë, me dy fëmijë të mitur dhe nuk i hapte as telefonin.
“Kishin gati një vit të ndarë. Ai thjesht e ka braktisur dhe ka ikur. Ai e ka lënë në Tiranë, është zhdukur pa i hapur telefonin, duke e lënë me dy fëmijë, me borxhe, pa 1 mijë lekë për të marrë një copë bukë për fëmijët. Kam qenë unë që e kam ndihmuar, mamaja, kemi marrë sendet nga këtu dhe e kemi dërguar në shtëpi. Kemi mbyllur gjërat e tij, ai e ka bërë edhe herë të tjera. Ky vendim nuk u prit mirë nga i shoqi i cili e kërcënonte çdo ditë dhe i thoshte se “nuk ke ku shkon, s’ta jap divorcin.
Motra vendosi që të ndahej i thoshte ‘më lër rehat të vazhdoj jetën me fëmijët’. Ai vazhdonte ne telefonatat që ‘ti nuk ke ku shkon, unë nuk largohem nga ty, s’të jap divorcin’. Çdo ditë duke e kërcënuar, gjente mundësinë ta telefononte gjithë kohës. Motra kishte marrë avokatin për t’u divorcuar, por ai nuk pranonte të vinte”, u shpreh i vëllai në emisionin Me Zemër të Hapur..
Ai ka treguar se Bledari donte të hynte në spital të vriste të ëmën e Melisës.
LEXO EDHE
Detaje/ Si ra policia në gjurmët e Bledar Trëndafilit? Po shkonte të takonte…
‘Jam xheloz i çmendur’/ Nëna e Melisa Trëndafilit: Bledari nuk pranonte…


