Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish Gjermaninë.
Janë raportuar të shtëna me armë në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Goeppingen, Baden-Uuerttemberg.
Nga ngjarja, mediat e huaja raportojnë se një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit. Sipas policisë, autori i dyshuar ishte ende në arrati mëngjesin e së enjtes. Detajet nuk dihen ende dhe policia ka nisur një hetim, raportojnë mediat lokale
Ngjarja përkon me momentin kur një festival vere filloi të mërkurën në qytet.


