Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nesër jepet vendimi që mund të ndryshojë përgjithmonë botën e futbollit

    October 3, 2024

    Të premten e 4 tetorit 2024, sistemi i transferimeve të futbollistëve nga një klub në tjetrin mund të ndryshojë përgjithmonë.

    Ajo që pritet është fjala e fundit nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian e cila do shpallë vendimin në çështjen e ish-lojtarit të Francës, Lassana Diarra, kundër FIFA-s.

    Sistemi ndërkombëtar i transferimeve, në të cilin qarkullojnë qindra miliona euro çdo vit gjatë shitblerjeve të lojtarëve, ekziston në formën që është tani, që prej vitit 2001 dhe mbikëqyret nga FIFA.

    Por Diarra sfidoi organizatën kur e paditi në një gjykatë blege në vitin 2017 për shkak se nuk miratoi transferimin e tij te një klub i ri, pasi ai ekzistues, Lokomotiva e Moskës, i kishte ndërprerë kontratën.

    Sipas rregullave të FIFA-s, nëse një lojtar kryen shkelje kontrate dhe më pas ajo ndërpritet nga klubi, skuadra e tij e re mund ta regjistrojë lojtarin vetëm nëse kompenson të vjetrën, shkruan A2 CNN. Ky rregull u aktivizua kur klubi belg, Charleroi u përpoq të nënshkruante me Diarra pasi kontrata e tij me klubin rus u ndërpre në vitin 2014.

    FIFA nuk pranoi të lëshonte një Certifikatë Ndërkombëtare Transferimi, duke mos lejuar Charleroi të regjistronte Diarra-n në Federatën Belge të Futbollit. Në prill 2015, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA urdhëroi Diarra-n t’i paguante 10 milionë euro Lokomotivës së Moskës. Por duke qenë se në atë moment mesfushori francez ishte pa skuadër, gjykata vendosi edhe që cilido klub i ardhshëm që mund të nënshkruante me të, nuk kishte detyrime ndaj skuadrës ruse dhe Diarra nënshkroi me Marseille.

    Gjykata e Arbitrazhit Sportiv refuzoi apelimin e Diarra-s për vendimin e FIFA-s, por lojtari hodhi në gjyq FIFA-n dhe Federatën Belge të Futbollit në një gjykatë belge, duke kërkuar 6 milionë euro dhe dëmshpërblime të tjera, pasi asnjë klub i interesuar për të në sezonin 2014-2015 nuk i ofroi kontratë për shkak të detyrimeve ndaj Lokomotivës.

    blerjet e lojtareve fifa klubet transferimet e lojtareve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.