TIRANË– Pas tensioneve të krijuara jashtë ambienteve të Kuvendit, dhe pas mbylljes së Seancës Plenare, Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka thënë për mediat se opozita do të sillet si t’i teket, rast pas rasti qoftë ndaj Kuvendit, dhe ndaj çdo godine tjetër, ku sipas tij strehohet krimi i organizuar.
“Ne do të vazhdojmë si të na teket. Ne do të vazhdojmë si të na teket. Do të veprojmë në raport me këtë godinë me kryeministrinë dhe çdo godinë tjetër ku strehohet krimi dhe qëllohet ndaj atyre që luftojnë krimin. Ska patur asnjëherë marrëveshje me Edi Ramën. Kemi detyruar të na njoh të drejtat që ka opozita në kuadër të aksionit, u detyrua për shkak të aksionit. Dënimet janë shfuqizuar nga Gjykata. Nuk janë vendosur flakë Kuvendit. Karriget janë mjet pune, ka dhe detyrim ta dëmshpërblejë. Nuk është e Edi Ramës dhe as e Elisa Spiropalit.”-deklaroi Bardhi.


