Futbollisti shqiptar, Leon Dajaku, ka qenë një nga personazhet në qendër të vëmendjes gjatëv kohërave të fundit.
E gjitha kjo prej të disa fotove që kanë qarkulluar në rrjet nga të cilat janë konfuzuar shumë fansa.
Futbollisti shfaqet krah një biondeje, që shumë veta mendonin se ishte partneria e tij, por në të vërtetë ajo ishte Blerta, e ëma e futbollistit 23-vjeçar, i cili është pjesë e Hajduk Split në Kroaci.
Fotot e postuara nga Blerta në Instagram u pasuan nga reagimet e shumë ndjekësave, të cilët e pyesnin nëse ishte vërtet mamaja e Leon, ndonëse këtë ajo e ka konfirmuar vetë përgjatë postimeve të saj.
Ju kujtojmë se Dajaku është babai i një vajze me partneren e tij, Leonie, një tjetër bionde simpatike.



