TIRANË– Mesa duket miqësia e ngushtë mes Efi Dhedhes dhe Mikela Pupës ka marrë fund. Dy mikeshat nuk ndiqen më në rrjete sociale si dhe ka kaluar shumë kohë pa u parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Janë disa detaje të fundit nga postimet e Mikelës dhe Efit, që lënë të dyshohet se marrëdhënia mes vajzave mund të jetë prishur për shkak të afrimitetit të Mikelës me Kiara Titon kohët e fundit. Kujtojmë gjithashtu se Efi s’ka një marrëdhënie të mirë me Kiarën.
Disa orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë: Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaqet një ‘sticker’ i rafiki (personazh i “lion king”) me gishtin e mesit.
Theksojmë se hera e fundit që Mikela dhe Efi janë parë së bashku ka qenë në festën e “Gender reveal” të bebit të Mikelës. Disa ditë pas festës, Mikela është takuar me Kiarën dhe ka postuar foto në rrjetet sociale ku shfaqen mjaft te afërta ndërsa Mikela e puth Kiarën në faqe.

Nga ky moment, Efi dhe Mikela nuk ndiqen më me njëra-tjetrën nië rrjete sociale.


