Këngëtarja shqiptare Samanta Karavella gjithmonë e ka mbajtur larg syrit të publikut jetën e saj private.
Së fundmi ajo ka publikuar një video ku ka tërhequr vëmendjen fiziku i saj.
Fansat e saj janë të bindur: Samanta është shtatzënë!
Në daljen e saj të fundit televizive në emisionin Më lër të flas Samanta shpjegoi se është zhvendosur për të jetuar në Amerikë dhe arsyeja është “dashuria” u përgjigj ajo.
Ndërkohë po aty ajo mohoi dhe thashethemet se ishte në një lidhje dashurie me Jasir Asanin. Megjithatë Samanta sërish nuk zbuloi asnjë copëz për partnerin e saj.


