Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermani: Kaos në parlamentin e landit pas skandalit me AfD

    September 27, 2024
    Gjermani:Kaos në parlamentin e landit pas skandalit me AfD
    Mbledhja e parlamentit të landit Tyringi

    Seanca e parë e parlamentit të landit Tyringi përfundoi në skandal. Drejtimin e pati një politikan i AfD-së. Sipas politikanit socialdemokrat të landit, Maier janë krijuar kushtet për procedurë të ndalimit të AfD-së.

    Mbledhja e parë e parlamentit të Tyringisë pas debateve të ashpra disa orësh të enjten (26.09.)u ndërpre. Një procedurë rutinë parlamentare, ku zgjidhet presidenti i parlamentit dhe zihen poste të rëndësishme u kthye në një grindje të ashpër mes partisëAfD,  e shpallur nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës si “e sigurt ekstremiste e djathtë” dhe partive të tjera në parlament. Seanca u ndërpre pa mundur të zgjidhet presidenti i parlamentit të landit.

    Si rregull grupi më i madh parlamentar në parlament ka të drejtë të propozonjë presidentin e parlamentit të landit.  Në Tyringi ky grup vjen nga AfD, e cila në zgjedhjet në fillim të shtatorit fitoi shumicën e votave në land-. CDU dhe Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW donin me një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës të ndryshonin procedurën, dhe të pengonin kështu që AfD të bënte propozimin për postin. Por puna nuk erdhi deri tek kërkesa.

    CDU i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

    Politikani i AfD-së, Jürgen Treuttler, i cili si deputeti më i vjetër drejtoi seancën refuzoi me orë të tëra të votohej për këtë kërkesë. Disa herë pati ndërprerje dhe debate të ashpra. Grupi parlamentar i CDU-së pas kësaj iu drejtua me telefonatë Gjykatës Kushtetuese të Tyringenit. Sipas CDU, drejtuesi i seancës, Treuttler disa herë shkeli kushtetutën dhe të drejtat e deputetëve. Drejtuesi i grupit parlamentar të CDU, Andreas Bühl tha se pas një seance të tillë, se ky ishte “mjeti i fundit” për grupin parlamentar të CDU-së. Gjykata Kushtetuese tani duhet të vendosë, nëse është e lejueshme, që deputetët e rinj të sapozgjedhur mund të japin një rend të ri dite të seancës parlamentare.

    Pas sesionit të parë kaotik të parlamentit të landit në Tyringi, ministri i Brendshëm në detyrë i Tyringisë, Georg Maier foli për një procedurë të ndalimit tër AfD. “Ngjarjet e sotme (e enjte, 26.09. shën red.) në parlamentin e shtetit tyringian kanë treguar se AfD po ndërmerr veprime agresive, luftarake kundër parlamentarizmit. Mendoj se kushtet për një procedurë ndalimi janë plotësuar”, shkroi politikani i SPD në Platformën X./DW

    gjermani Kaos në parlamentin gjerman
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.