Partia Demokratike do të nisë protestat më 6 tetor.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë, pas dënimit të deputeti Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit.
Salianji u dënua sot me një vit burg nga Gjykata e Apelit, për kallëzim të rremë.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë, kryedemokrati Sali Berisha tha se Edi Rama me këtë vendim i hapi luftë opozitës dhe paralajmëroi përshkallëzim.


