Në mbledhjen e Kryesisë së PD, e thirrur me urgjencë pas dënimit të deputetit Ervin Salianji, e cila vijon me dyer të mbyllura, sekretari i PD, Famur Noka ka shprehur propozimet e tij.
Flamur Noka propozon që opozita të ndezë motorët e protestave dhe rebelimit: Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore dhe të porteve.
“Ose të qëndrojmë dhe të justifikojmë besimin e votuesve, ose ne nuk meritojmë të qëndrojmë në këtë karrige dhe të përfaqësojmë demokratët, detyra jonë është të ngrihemi, ky regjim nuk ndalet ndryshe”, tha Noka më parë, gjatë zhvillimit me dyer të hapura të mbledhjes.


