FIER– “Blutë” e Fierit kanë proceduar penalisht një 50-vjeçar pasi dyshohet se përndiqte një shtetase.
Gjithashtu bazuar në njoftimin e policisë, nga kontrolli në banesë shtetsit, K.P., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë i është gjetur edhe një armë sportive.
NJOFTIMI I POLICISË:
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K.P., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet të ketë përndjekur një shtetase, dhe nga kontrolli i banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


